Kryeministri ukrainas: Nuk do të dorëzohemi kurrë

Në një takim që zhvilloi me Presidentin e SHBA’ve, Barack Obama, Kryeministri ukrainas gjithashtu tha: “Kurrë nuk do të dorëzohemi”. Yatsenuk bëri të ditur se brenda një jave apo 10 ditëve, Ukraina do ta nënshkruajë pjesën politike të marrëveshjes me BE’në.

Bota

12/03/2014 21:51

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenuk, tha të mërkurën se qeveria e tij është plotësisht e gatshme dhe e hapur për bisedime me Rusinë dhe kërkoi nga Moska që “ta fillojë dialogun pa armë, pa ushtri dhe pa tanke”.

Në një takim që zhvilloi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë në Washinton, Kryeministri ukrainas gjithashtu tha: “Kurrë nuk do të dorëzohemi”.

Yatsenuk bëri të ditur se brenda një jave apo 10 ditëve, Ukraina do ta nënshkruajë pjesën politike të marrëveshjes me Bashkimin Europian.

“Ne duam të jemi shumëtë qartë se Ukraina ka qenë dhe do të jetë pjesë e botës perëndimore”, tha ai.