Kryeministri te Majlinda

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë një vizitë të dielën xhudistes më të mirë kosovare, Majlinda Kelmendi. “Që Kosova të ketë sa më shumë Kampiona! Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit për Paqe dhe Zhvillim”, ka shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës në rrjetin social, Facebook. Thaçi e ka vëzhguar nga…

Sport

06/04/2014 16:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë një vizitë të dielën xhudistes më të mirë kosovare, Majlinda Kelmendi.

“Që Kosova të ketë sa më shumë Kampiona! Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit për Paqe dhe Zhvillim”, ka shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës në rrjetin social, Facebook.

Thaçi e ka vëzhguar nga afër stërvitjen e klubit Ippon në Pejë, në vazhdën e përgatitjeve për Evropian.

Gjithashtu, këtë klub do ta vizitojë edhe ministri i Sportit, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, të cilët do ta  nderojnë dhe motivojnë ekipin për suksese dhe prezantim edhe më dinjitioz të shtetit në të ardhmen.