Kryeministri sulm RTK-së për anashkalim të vëmendjes nga protestat kundër tij

Kryeministri Isa Mustafa, po vazhdon të mos merret fare me protestuesit që po kërkojnë nga ai të largoj nga Qeveria ministin Aleksandar Jabllanoviq. Por duket se, si tentim shpërqëndrimin e vëmendjes nga ky presion, po sulmon të tjerët.

Lajme

17/01/2015 23:00

Kryeministri Mustafa, ka pak javë që ka marrë drejtimin e ekzekutivit të vendit, dhe po përballet me një persion të jashtëzakonshëm. 
 
Në njërën anë janë protestat e organizuara nga familet e të zhdukurve në luftë, që po kërkojnë nga ai të largoj nga Qeveria ministrin e Kthimit, Jabllanoviq, për fyerje ndaj nënave gjakovare. Ndërsa, në anën tjetër, fenomeni i emigrimit masiv të të rinjëve. 
 
Asnjërën nga këto situata, Mustafa nuk po është në gjendje që t’i vëjë në kontroll. 
 
Numri i protestuesve po rritet nga protesta në protestë. E gjithashtu, edhe numri i të rinjëve që po braktisin vendin, nuk është se po shënon rënie. 
 
Por duke mos mundur të gjejë zgjidhje për këto, kryeministri Mustafa, duket të ketë zgjedhur, strategjinë “mbrojtja më e mirë është sulmi”. 
 
Ai sot nuk ka folur fare për dhjetëra mijëra protestues në Gjakovë, por është marrë me Radio Televizionin Publik të Kosovës, duke e sulmuar atë. 
 
Mustafa është ankuar se ky televizion po e anashkalon, duke mos ja përcjellë aktivitetet. 
 
E nga sa shihet në webfaqen e Kryeministrisë, Mustafa sot nuk duket të ketë pasur ndonjë aktivitet. 
 
Apo ndoshta mund të ndodhë që edhe Zyra për Informim e tij, i ka bërë anashkalim Kryeministrit. (lajmi.net)