Kryeministri sllovak i gatshëm “për t’u dorëhequr”

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka thënë se ai është i gatshëm për t’u dorëhequr nëse presidenti pranon që koalicioni aktual të vazhdojë qeverisjen pa mbajtur zgjedhje të parakohshme, transmeton BBC.

Bota

14/03/2018 20:53

Fico ka thënë se ai është gati të prezantojë një kandidat për kryeministër nga partia e tij.

Deklarata e tij vjen pas skandalit të shkaktuar nga vrasja e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova.

Kuciak ishte duke hetuar korrupsionin qeveritar kur është vrarë.

“Sot kam ofruar dorëheqjen time te presidenti i republikës”, ka thënë Fico në një konferencë për media.

“Nëse presidenti pranon, jam i gatshëm të dorëhiqem nesër”, ka shtuar ai.