Kryeministri shpjegon emërimin e Besnik Tahirit si koordinator Nacional për Reforma Shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për emërimin e koordinatorëve.

Lajme

05/07/2018 11:50

I pyetur nga deputetët në seancën e Kuvendin të Kosovës, ai ka deklaruar se përgjegjësit e koordinatorëve nuk ndërhyjnë në asnjë rast në punët e ministrive.

Tha se ata kanë rol tjetër. Ai është përgjigjur vetëm për punën e Besnik Tahirit si Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.

“Përgjigje është përgatitur kur pyetja është dërguar vetëm për këtë koordinator në një rrethanë tjetër mund të ju përgjigjem edhe për koordinatorët e tjerë…..ministritë e kanë punën e tyre dhe janë përgjegjëse për to, mirëpo koordinimi i ministrive, mes nivelit qendror e lokal por edhe me partnerët. Kjo nuk është mohim i punës së ndonjërës nga ministritë, është vetëm bashkërenditje e të punëve të kryera”, ka thënë Haradinaj.