Kryeministri Rama mburret me Kosovën në Bienalen e Venedikut (Foto)

Kosova po merr pjesë në Bienalen e Venedikut, që është ekspozita më e madhe botërore e arkitekturës dhe artit bashkëkohor. Atje po qëndron edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në Facebook ka shpërndarë një foto, duke u mburrur me pavijonin e Kosovës. 

Lajme

07/06/2014 21:04

Në Kosovë shumë njerz mund të mos kenë dëgjuar për këtë Bienale, por kryeministri shqiptar, që me profesion është piktor, është shumë i njoftuar për peshën që ajo ka. 

Rama e ka postuar në faqen e tij në Facebook, si foto të ditës, një foto nga pavijoni i Kosovës në Venedik. Gjatë këtyre dy ditëve, madje e ka promovuar shumë këtë pavijon. Edhe Shqipëria është paraqitur në këtë aktivitet por nuk është se ka lënë shumë mbresa. “PHOTO OF THE DAY – Kosova ne Bienalen e Venecias”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Iniciativa për ta quar Kosovën në Bienale, kishte qenë e Ministrit Memli Krasniqi, që iu kishte shkruar letër tre vjet më parë Bordit organizativ. Dhe Kosova tashmë ka krijuar një imazh në këtë ngjarje të rëndësishme të kulturës botërore.