Kryeministri përgatit AAK-në për formimin e Ushtrisë

Të premten Kosova po bëhet me Ushtri.

Lajme

12/12/2018 10:47

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot janë takuar ku kanë diskutuar për seancën speciale të transformimit të FSK-së në Ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ky grup ka njoftuar se në seancën e së premtes do të votohen tri projektligje për ushtrinë.

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca për votimin e ushtrisë do të fillojë të premten nga ora 10:00. /Lajmi.net/