Kryeministri në Kuvend: Dikujt po i dhemb që Kosova po prodhon energji

Në interpelancën për mungesën e energjisë elektrike, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka ende kritika për energjinë, por ka thënë se është arritur një punë e madhe për të dalë nga kriza energjetike.

Lajme

26/04/2018 16:55

“Kujt po i dhemb edhe ku po i dhemb për arritjet në energji. Kam shku në KEK kanë than nuk kemi qymyr… në ketë gjendje e kom gjet, nga ajo gjendje kemi arrit me zhvendose ata njerëz”, ka thënë Kryeministri në lidhje me zhvendosjen e banorëve nga Hada dhe Shipitulla.

Tutje, Haradinaj ka thënë se dikujt po i dhemb, pa përmendur emra, se Kosova po prodhon dhe nuk ka më mungesë të energjisë. /Lajmi.net/