Kryeministri ndryshon qasje, nuk përmend data për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është deklaruar edhe për liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk ka ndonjë datë të caktuar, pasi që siç u shpreh ai, nuk po guxojnë të japin data rreth liberalizimit të vizave.
“S’po dojmë me precizu me data, por jemi në temë… E keni dëgjuar edhe deklarimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave”, është shprehur Haradinaj, i cili tha se, angazhimi i Gjermanisë në këtë proces është shumë i nevojshëm për Kosovën.
Sipas Haradinajt, tani ka mbetur që vetëm edhe në Këshillin e Ministrave të BE-së të votohet.
Haradinaj ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave do të zgjidhet shpejt.
“Nuk do të shkojë shumë gjatë, nuk do të shkojë pa kufi”, është shprehur Haradinaj. /Lajmi.net/