Kryeministri Mustafa shkon në Rezallë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siç njofton zyra e tij, pritet të shkojë në fshatin Rrezallë të Skenderajt, ku do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të 28 viktimave të identifkuara në varrezën masive në Rashkë të Serbisë.

Lajme

05/04/2015 10:53

Kjo ceremoni do të mbahet të njëjtën ditë kur edhe shënohet 16 vjetori i masakrës së Rrezallës gjatë së cilës ushtria dhe policia serbe kishte ekzekutuar 98 banorë të këtij fshati dhe fshatrave afër saj.

Varreza masive në Rudnicë është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipet mjeko-ligjore dyshojnë se në këtë varrezë janë rreth 250 trupa të varrosur të shqiptarëve, transmeton REL.