Kryeministri Mustafa pa ndonjë qëndrim të veçant pas takimit te presidentja (Video)

Kryeministri Isa Mustafa, pas takimit te presidentja Atifete Jahjaga, nuk ka thënë ndonjë gjë të re.

Lajme

08/02/2016 11:10

Ai foli me terma të zakonshëm të retorikës politike, duke thënë se në takim ka shprehur shqetësimin për bllokimin e punës së Kuvendit.

Ai tha se bashkë me opozitën duhet të punojnë në gjetjen e zgjidhjës, dhe se për asosciacionin fjalën e vet e ka thënë kushtetuesja

“Kerkuan ndaljen e dhunes”, tha Mustafa.

“Kemi nevojë të punojmë bashkarisht për implementin e MSA’së dhe liberalizimin e vizave”, shtoi Kryeministri.

“I bëjmë ftesë opozites që të vij në kuvend”, tha kryeministri Mustafa. /lajmi.net

YouTube player