Kryeministri Mustafa flet sot për Demarkacionin

Kryeministri Isa Mustafa, do të marr pjesë sot në konferencën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Lajme

09/08/2016 10:25

Mustafa pritet të flas sërish për Demarkacionin, para se kjo çështje të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni dje ka dalë me një deklaratë ku përsëritet qëndrimi se Kosova nuk ka humbur territor në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ashtu siç pretendon opozita dhe disa ekspertë. /lajmi.net