Kryeministri Mustafa e mbyll Facebook-un

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka vendosur që ta deaktivizoj faqen e tij në rrjetin social Facebook, për shkak që siç thotë ai, sulmeve të fundit ndaj llogarisë që kohëve të fundit janë rritur.

Lajme

19/10/2015 13:48

Përmes një komunikate për media, zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin se kjo llogari do të deaktivizohet, deri në rritjen e masave të sigurisë.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM”, thuhet në komunikatë.