Kryeministri Mustafa blen orendi për zyrë në vlerë prej 20 mijë euro

Zyrat e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, tash e tutje do të duken më ndryshe. Në to do të nisë vendosja e inventarit të ri. Blerjen e tyre e ka bërë përmes një tender publik vetë zyra e kryeministrit. Investimi në zyre kap shumën e 20 mijë eurove

Lajme

25/02/2016 12:53

Në zyrat e kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa, nga muaji i ardhshëm do të nisë vendosja e mobileve të reja.

Blerja e tyre, që kap shumën e 19 mijë e 465 eurove, është bërë përmes një tenderi publik.

Njoftimin për këtë furnizim e ka bërë vetë zyra e kryeministrit në faqen e KRPP-së. Në garë për tenderin “Furnizim me inventar për zyre” kanë qenë gjashtë kompani.

Kurse, fituese është shpallur “Mobelland” nga Suhareka. Kontrata mes zyrës së kryeministrit dhe kompanisë fituese do të nënshkruhet me 07.03.2016./Gazeta Express/.