Kryeministri Mustafa bëri homazhe në Rezallë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka bërë homazhe në Rezallë, me rastin e rivarrosjes së mbetjeve mortore të 28 viktimave të masakrës së fshatit Rezallë të komunës së Skenderajt.

Lajme

05/04/2015 16:00

Mustafa ngushëlloi familjarët e viktimave të cilët qenë të pranishëm dhe po ashtu vendosi kurora lulesh.

Sot është shënuar 16 vjetori i masakrës, kur ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 banorë shqiptarë të Rezallës dhe fshatrave përreth.

28 viktimat e rivarrosura sot në Rezallë u identifikuan në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve para tre ditësh.