Kryeministri malazez më 6 shkurt viziton Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën. Ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Lajme

24/01/2018 10:57

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Vizita e kryeministrit malazez pritet të t’i hap rrugë çështjes së demarkacionit mes dy shteteve.

Haradinaj më herët e kishte ftuar homologun malazez për vizitë në Kosovë, për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhe për këtë marrëveshje.

Kjo marrëveshje, ratifikimi i së cilës është vënë kusht nga BE për heqjen e vizave vazhdon të kundërshtohet nga disa parti, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit Haradinaj./Lajmi.net/