Kryeministri malazez arriti në Kosovë, pritet nga Fatmir Limaj /FOTO

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sapo ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Lajme

14/02/2018 16:28

Ai është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, shkruan lajmi.net.

Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Temë qendrore e takimeve të Markoviqit me zyrtarët e shtetit të Kosovës pritet të jetë edhe çështja e Demarkacionit të kufirit, e cila ka mbetur pezull që nga gushti i vitit 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kanë nënshkruar marrëveshjen në Vjenë. Më pas, Kuvendi i Malit të Zi e kishte ratifikuar atë, por jo edhe Kuvendi i Kosovës, për shkak të mospajtimeve të brendshme politike. /Lajmi.net/