Kryeministri kroat, rreth dy milionë euro pasuri

Kryeministri i Kroacisë Tihomir Oreshkoviq ka dorëzuar sot kartelën e pronës sipas të cilit zbulohet se ka gati dy milionë euro pasuri.

Lajme

22/02/2016 15:16

Sipas mediave kroate, kryeministri kroat ka lajmëruar kursime familjare prej 1.64 milionë dollarë kanadezë(rreth një milion euro) dhe 903 mijë euro, si dhe banesë në Zagreb prej 284 metra katrorë në vlerë prej 5.5 milionë kuna kroate ose 720 mijë euro.

Në emër të gruas së Oreshkoviqit janë paraqitur edhe dy vetura.

Në kartelën e pasurisë kryeministri i ka lajmëruar se ai dhe bashkëshortja e tij janë pronarë të dy orëve të markës Omega në vlerë 13 mijë euro.