Kryeministri kanadez uron festën e Sulltan Nevruzit

Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë ditëlindjen e Imam Aliut të njohur si Dita e Sulltan Nevruzit.

Bota

20/03/2017 23:31

 

Për këtë festë kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka uruar të gjithë besimtarët anë e mbanë botës, transmeton lajmi.net.

Dita e Sulltan Nevruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Kjo festë festohet edhe në Kosovë, kryesisht ne qytetin e Gjakovës pasi ka numër më të madh të besimtarëve bektashianë./Lajminet/