Kryeministri kanadez ua uron besimtarëve myslimanë Ramazanin (Video) – Lajmi.net
Kryeministri kanadez ua uron besimtarëve myslimanë Ramazanin (Video)
Autori: Lajmi.net Bota 10:21, 16 May 2018
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përmes një video-mesazhi ka uruar myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të Ramazanit.

Urimin e tij ai e ka nisur me përshëndetjen “selamun aleykum”, ndërsa ka dëshiruar që myslimanët të kalojnë sa më mirë gjatë muajit të madhërishëm të agjërimit.

“Këtë vit myslimanët në Kanada dhe në mbarë botën e shënojnë fillimin e muajit të Ramazanit. Njerëzit do të bëhen bashkë në xhamitë dhe shtëpitë me familjet e tyre për ta përcjell këtë muaj dhe do të bëjnë iftar të gjithë së bashku. Ramazani na kujton t’i vlerësojmë të mirat që i kemi, t’i kthehemi komunitetit dhe të vendosim nevojat e tyre para nevojave personale. Myslimanët në Kanada ndihmojnë shumë që Kanada të jetë vetë i fuqishëm i hapur dhe vend inkluziv, ashtu siç është sot”, ka thënë Trudeau.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO