Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e quan të mrekullueshëm takimin me Thaçin (Foto)

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në llogarinë e tij në Twitter e ka komentuar takimin me presidentin Thaçi.

Lajme

22/11/2017 15:58

 

Duke e shpërndarë komentin e Thaçi, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, një prej politikanëve të rinj më të popullarizuar në botë, e ka falënderuar Thaçin dhe ka thënë se i vjen mire që janë takuar dhe kanë diskutuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës.

“Faleminderit, Hashim. Është e mrekullueshme që u pamë dhe diskutuam për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta mes Kanadasë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kanadez, Justin Trudeau. /Lajmi.net/