Kryeministri kanadez i tregoi Trumpit se si duhet shtrënguar duart (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i njohur sjelljet e tij jo të zakonshme, të cilat i kanë vënë të tjerët shpeshherë në vështirësi.

Fun

14/02/2017 11:48

Ajo çfarë është diskutuar shumë kohëve të fundit, përcjell Telegrafi, është fakti se si Trump ua shtrëngon duart mysafirëve të tij, shtrëngim që ngjan me një “shkundje”.

 Por siç duket, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ishte përgatitur edhe për këtë gjë, para se të bënte vizitën e tij në SHBA.Trudeau dukej më shumë se i përgatitur për “trajtimin e pakëndshëm”, për çka edhe menjëherë pas daljes nga vetura e kishte kapur presidenti amerikan me njërën dorë mbi shpatullat e tij.

Mediat amerikane raportuan se kryeministri kanadez dukej sikur këtë e bëri në përpjekje për të parandaluar presidentin Trump për ta tërhequr atë, siç për shembull e bëri në përshëndetjen me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Edhe pse përshëndetja dukej pak e vrazhdë sa i përket standardeve kanadeze, ajo nuk ka befasuar, marrë parasysh historinë e përshëndetjeve të Trumpit me zyrtarë të lartë.

Media kujtojnë edhe përshëndetjen e presidentit amerikan me Neil Gorsuch, një kandidat për Gjykatën e Lartë, e cila nga të gjithë është cilësuar si e çuditshme. /Telegrafi/