Kryeministri i sapo zgjedhur në Kanada, triumfon dhe në rrjetet sociale: Është mashkulli më seksi (Foto)

Ai është energjik, i bukur, tërheqës thjesht i përsosur. Ky është kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau i sapo zgjedhur dhe në rrjetet sociale ka fituar çmimin si kryeministri më i bukur në botë.

Bota

20/10/2015 22:58

43-vjecari me partine tij Liberale arriti një fitore të theksuar në zgjedhjet legjislative që u mbajtën ditën e djeshme në vend, duke i dhënë fund një dekade pushtet konservatorëve. Pas fitores së djeshme ai u bë dhe kryeministri i dytë më i ri në vendet e G7-ës pas atij italian, Renzi.

a

Që ai është i mirë në punën e tij këtë e vendosën kanadezët, duke i dhënë votën falë angazhimit të tij për të reduktuar shpenzimet qeveritare, për vendosjen e taksave njerëzve me të pasur dhe për legalizimin e marijuanës.

aa

Përveç kësaj ai është cilësuar si më i bukuri në historinë politike kanadeze dhe i denjë për mbiemrin që mban.

aaa

 

Babai i tij, ish- kryeministri Pierre Trudeau, i cili përvec punës së tij, njihet dhe suksesin e tij me femrat si me këngëtaren dhe aktoren, Barbra Streisand, apo Margot Kidder dhe Kim Cattrall.

aaaaaa

Në rrjetet sociale shumë vepra i shprehin dhe dashurinë por ai nuk do t’ia dijë, kryeministri Justin është i martuar dhe ka tre fëmijë.

aaaa

aaaaaaa

aaaaaaaa

aaaaaaaaa