Kryeministri i Maqedonisë: Zgjedhja e Xhaferit si kryetar i Kuvendit ishte joligjore

Maqedonia dje përjetoi një ditë dramatike, të pakëndshme, të vështirë dhe të padëshirueshme. Për fat të keq ne ishim dëshmitarë të ngjarjeve që nuk i konvenojnë askujt dhe nga të cilat ne si qytetarë jemi turpëruar në radhë të parë për shkak të imazhit të Republikës së Maqedonisë, tha kryeministri Emil Dimitriev

Lajme

28/04/2017 20:19

 

“I dënojmë çdo formë të dhunës, dhunës fizike ndaj deputetëve, dhunës që kanë përjetuar edhe qytetarët dhe dhunës mbi procedurat, rregulloren, ligjit dhe Kushtetutën. Unë uroj që të plagosurit sa më shpejt të jetë e mundur për kthimin e situatës në normalitet, dënoj intonacionin e një himnu të huaj në Maqedoni, dënojmë zgjedhjen e paligjshme të Kryetarit të Kuvendit dhe kufizimin e të drejtës së deputetëve dhe këto dy gjëra janë një shkelje e rëndë e të drejtës për qeverisje, sjellje të tilla të paligjshme në Parlament duhet të jenë një mësim për të gjithë që në të ardhmen nuk duhet të marren hapa të paligjshme në Kuvend, pasi mund të shkaktojnë rreziqe të mëdha”, tha Dimitriev njofton Tetova Sot