Kryeministri Haradinaj viziton Pentagonin, transformimi i FSK-së temë kryesore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve në SHBA, sot vizitoi Departamentin e Mbrojtjes –Pentagon, ku u takua me Gjeneralin Joseph L. Lengyel - Shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane. 

Lajme

09/02/2018 18:22

Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA, ku u tha se Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, ku edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur./Lajmi.net/