Kryeministri Haradinaj u takua me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka me ekipin e saj.

Lajme

15/09/2017 14:43

Daka uroi Kryeministrin për detyrën që ka marrë, duke e siguruar atë që përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen./Lajmi.net/