Kryeministri Haradinaj tallet me Enver Hoxhajn

Pas mbledhjes së dy qeverive që u mbajt në Pejë, në fund u realizua edhe fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Lajme

29/11/2018 14:32

Por, në këtë foto ra në sy zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në pozën ‘me shqiponjë’ shihet duke e bërë shqiponjën me duar së prapthi.

Ky veprim i tij u bë viral në rrjetet sociale. E talljet me këtë gjestë të Hoxhajt nuk kanë mbaruar ende.

Shefi i tij në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj është tallur me gjestin e Hoxhajt gjatë një paraqitje në publik.

Haradinaj e ka bërë me duart e tij shqipinonjë së prapthi, duke aluduar në veprimin e Hoxhajt.