Kryeministri Haradinaj: Qeveria e Kosovës partnere me sipërmarrësit dhe prodhuesit – Lajmi.net
Kryeministri Haradinaj: Qeveria e Kosovës partnere me sipërmarrësit dhe prodhuesit
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 15:34, 24 November 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Aleancën Kosovare të Biznesit, në kuadër të aktivitetit, “Javët e Biznesit Kosovar”, e cila organizohet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ky organizim që do të fillojë më 28 nëntor 2017 deri më 17 shkurt 2018, me moton: “Unë konsumoj produkte vendore, po ju”? ka një traditë 15 vjeçare.

 

 

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës i konsideron partnerë organizimet e akterëve ekonomikë dhe me këtë rast AKB-ja bashkon shumë akterë ekonomikë të rëndësishëm.

“Qëllimi i Qeverisë së vendit në vazhdimësi do të jetë që një partneritet Qeveri-sipërmarrës, Qeveri-prodhues, të shkojë në funksion të krijimit të kushteve për prodhim”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke konfirmuar se të gjitha zgjidhjet që këta i gjejnë për problemet që kanë, mund të vijnë në zbatim së bashku me Qeverinë.

Kryeministri Haradinaj theksoi se memorandumi që kanë së bashku me AKB-në, është një dëshmi se është arritur një nivel i mirë i standardeve të prodhimit, duke potencuar se shumë kompani tona mund të jenë konkurrente jo vetëm në tregun e vendit, por edhe jashtë.

Kryeministri tha më tutje se roli i Qeverisë në politikat fiskale dhe kreditore duhet të drejtohet për t’i përkrahur prodhuesit, përkrahur  bizneset.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini pasi falënderoi kryeministrin për vizitën dhe mbështetjen, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të ngritët vetëdija konsumuese për prodhimet vendore dhe prodhuesit të rrisin kualitetin për treg, ndërsa institucionet shtetërore që të përmirësojnë ambientin për biznes dhe që të rrisë fuqinë konkurruese të prodhuesve vendorë.

“Është lajm i mirë, që Qeveria që ju drejtoni ka marrë disa vendime që lehtësojnë punën e bizneseve të Kosovës, që mundëson që Kosova të jetë një vend më atraktiv dhe strategjik për investime dhe investitorë të huaj”, ka thënë Shahini.

Fjalët kyçe: Haradinaj, prodhuesit

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble