Kryeministri Haradinaj po vazhdon pushimet në plazhin e Durrësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të shijojë brigjet e bregdetit shqiptar.

Lajme

15/08/2018 15:54

Pasi kaloi disa ditë në jug të Shqipërisë, Haradinaj tani ndodhet në plazhin e Golemit që nuk shquhet për luks.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa prej fotografive të kryeministrit me familjen e tij, por edhe me qytetarë tjerë që po pushojnë në të njëjtin plazh.