Kryeministri Haradinaj pas takimit me Eliot Engel: Kosova përjetësisht me Amerikën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mëngjesin e sotëm është takuar me kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Lajme

20/11/2017 11:53

Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Engel për kontributin që ka dhënë për pavarësinë e Kosovës.

“Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjes së Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Lidhja jonë e posaçme me mikun tonë unik, Kongresistin Eliot Engel, është thesar i çmuar që do të mbetet në kujtesën e shumë brezave.

Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjës së Kosovës!

Takimi me të më jep çdoherë shpresë, se vendi ynë është në rrugë të drejtë në përqafimin e vlerave të përbashkëta.

Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht!
RH