Kryeministri Haradinaj: Opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë ekipin negociator

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar që as Lista Serbe nuk po e voton, propozimin e tij për ekipin negociator.

Lajme

05/09/2018 17:41

Ai nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse do të ketë vazhdim të seancës, por ka thënë se ajo që dihet botërisht është se opozita dhe Lista Serbe nuk e votojnë ekipin negociator.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është votimi i ekipit negociator të propozuar nga Qeveria ende nuk ka filluar.
Si fillim kjo seancë ishte paraparë të mbahej dje në orën 09:00 të mëngjesit mirëpo për shkak të mungesës së kuorumit është shtyer tri herë radhazi.

Seanca e njëjtë u caktua për sot në orën 14:00 por që nuk arriti të mbahej dhe u shtye për në orën 16:00.

Kjo seancë ende nuk ka nisur dhe nuk është e qartë se çfarë po ndodhë pasi as vet deputetët e Kuvendit nuk janë në dijeni.

Ndëkohë deputetë nga partitë opozitare po kërkojnë që të mbahet seanca e thirrur nga ta për miratimin e Rezolutës e cila ia ndalon presidentit Hashim Thaçi vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/