Kryeministri Haradinaj i jep përkrahje sulmeve ajrore në Siri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social facebook i ka dhënë përkrahje sulmeve ajrore në Siri.

Lajme

14/04/2018 09:20

Ai ka shkruar se sulmet me armë kimike ndaj civilëve janë të pafalshme.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook.

Ky është reagimi i parë zyrtar nga institucionet e Kosovës në lidhje me bombardimet në Siri.

Sulmet ajrore në shtetin sirian erdhën pas përdorimit të armëve kimike.

Ato u udhëheqen nga Amerika, por u mbështetën edhe nga Britania e Madhe dhe Franca.

Pas këtyre sulmeve, Rusia dhe Irani kanë kërcënuar për pasoja. /Lajmi.net/