Kryeministri Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës – Lajmi.net
Kryeministri Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 12:33, 12 January 2018
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO