Kryeministri grek i mbijeton mocionit të mosbesimit – Lajmi.net
Kryeministri grek i mbijeton mocionit të mosbesimit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 22:06, 16 January 2019
Kryeministri Alexis Tsipras i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament, pas largimit të Panos Kamenos nga koalicioni qeveritar.

Me 151 vota pro, Tsipras do të vazhdojë të qeverisë Greqinë. 148 vota ishin kundër tij, të pamjaftueshme për ta rrëzuar.

Por, Tsipras mori edhe vota nga deputetët jashtë partisë së tij. “Kathimerini” raporton se përveç votave të partisë “SYRIZA”, në favor të qeverisë votuan edhe 6 deputetë te tjerë, nga të cilët dy të partisë “Grekët e Pavarur” të drejtuar nga Kamenos, dhe katër të tjerët deputetë të pavarur.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë greke erdhi pas largimit të ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos dy ditë më parë.

Partia e drejtuar prej tij, “Grekët e Pavarur”, doli nga koalicioni pasi është kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.

Kjo marrëveshje u votua nga Parlamenti i Maqedonisë, dhe tani është radha që të votohet edhe nga Parlamenti i Greqisë. /tvklan.al

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO