Kryeministri i gatshëm të takohet me Komunën e Prishtinës për Pallatin e Rinisë

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë që të takohet me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, për të shpëtuar Pallatin e Rinisë nga shtija dhe likuidimi.

Lajme

29/04/2016 23:14

Pas qëndrimit që kryeministri Mustafa ka plasuar në facebook për këtë çështje, duke theksuar se vendimi i AKP-së nuk nënkupton shitjen e Pallatit dhe se ka hapësirë të kërkohet zgjidhje, disa qytetarë kanë shpalosur komentet e tyre.

Pas propozimit të qytetarit Fatmir Hoxha, i cili ka theksuar se do të ishte mirë të formohet një Grup Punues me përfaqësues të komunave në fjalë dhe të kërkohet modeli që i përgjigjet më së mirë situatës, kryeministri Mustafa ka shprehur gatishmërinë që të takohet me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, AKP-në dhe palët e tjera të interesuara për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

“Faleminderit Fatmir. Jam i gatshëm të takohem me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, AKP-në dhe palët e tjera të interesuara për të gjetur zgjidhjen më të mirë, në interes të qytetarëve, të sportit dhe kulturës”, ka qenë përgjigja e kryeministrit Isa Mustafa./ Lajmi.net