Kryeministri francez kritikon deklaratat e Fillon për ‘luftë civile’

Kryeministri i Francës, Bernar Cazenevue ka kritikuar komentet e kandidatit për president, Francois Fillon i cili kishte akuzuar qeverinë për lejimin e një ‘klime të luftës civile para zgjedhjeve’.

Bota

27/02/2017 16:12

 

Kryeministri francez i ka cilësuar si papërgjegjësi deklarimet e Fillonit, shkruan Anadoly Agency.

“Ne duhem të jemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim. Për të përmendur luftën civile, kur je udhëheqës i shquar politik është papërgjegjësi”, është shprehur Cazeneveu, transmeton lajmi.net

Ky reagim erdhi pasi Fillon, ka akuzuar Qeverinë e Francës pasi sipas tij nuk ka bërë sa duhet për ta reduktuar dhunën që ai pretendon se e ka njollosur në aktivitetet e fushatës zgjedhore. /Lajmi.net/