Kryeministri falënderon pjesëmarrësit në ceremoninë mortore

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të babit të tij, Hilmi Haradinaj.

Lajme

18/06/2018 21:38

“Në emër të familjes Haradinaj, ju falënderoj të gjithë ju, që na nderuat sot, me pjesëmarrjen tuaj në homazhe, komemoracion dhe varrim të babait tonë të ndjerë”, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se e pamja do të vazhdojë për tre ditë.

 “E pamja është e hapur nga dita e nesërme, e martë, deri të enjtën, nga ora 08:00-16:00, në Gllogjan”.

Hilmi Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë mëngjesin e së dielës.