Kryeministri do të pranojë çdo propozim të PDK-së për ministra të rinj (Video)

Koalicioni qeverisës në vend është unik, ndërsa boshllëqet e krijuara pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president shpejt do të kompensohen.

Lajme

30/05/2016 20:27

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Faton Abdullahu, pa dhënë ndonjë datë të përafërt se kur mund të ndodhë kjo.

E tëra, sipas tij, varet nga propozimet konkrete që pritet të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës te kryeministri Isa Mustafa, raporton transmetuesi publik, transmeton Express.

E për Mustafën, sipas tij, çdo propozim i partnerit qeverisës do të jetë i pranueshëm, duke demantuar shkrimet në media se Gani Koci, si i përfolur për Ministër të Drejtësisë, është i papranueshëm për të parin e ekzekutivit.

http://www.dailymotion.com/video/x4didnp_f-abdullahu_news