Kryeministri bullgar: Kosova do të përfaqësohet në Sofje ashtu siç e kanë njohur mbi 100 vende të botës

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov ka thënë se një pjesë e madhe e Ballkanit ka regjimin e vizave me të gjitha masat ku përfshihen lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lajme

16/04/2018 12:02

 

Ai ka deklaruar se arritjet janë të mëdha dhe se çështjet do të zgjidhen shumë shpejt.

“Ne këshilla nuk mund të japim mirëpo mund të ndajmë përvojën tonë, dhe atë në rastin e Maqedonisë. Mund të them vetëm se në qoftë se nuk nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova as Serbia nuk do të aderojë në BE. Kështu qe e keni si detyrë që të gjeni kompromisin e arsyeshëm”, ka thënë Borissov, raporton lajmi.net.

“Sa më shumë që të bëhemi aleatë aq më shumë duhet të ndihmojmë njëri tjetrin”, ka shtuar ai.

Sipas tij, populli i Kosovës dhe i Serbisë janë të mençur dhe nuk kanë nevojë për këshilla.

“Kosova do të përfaqësohet në Sofje ashtu si e kanë njohur mbi 100 vende të botës. Sa i përket regjimit të vizave varet edhe nga marrëveshjet me Beogradin, mirëpo unë jam pro dhe unë do të shfaqë insistim maksimal që kjo gjë të ndodhë”.

Ai ka thënë se duhet bindur të tjerët se Ballkani nuk do të thotë kriminalitet./Lajmi.net/