Kryeministri bullgar dënon vrasjen e Ivanoviqit, kërkon vazhdimin e dialogut

Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, vendi i të cilit për momentin mban kryesimin e BE-së, ka reaguar pas vrasjes së liderit të së SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/01/2018 14:41

Ai gjatë ditës së sotme ka dënuar ashpër aktin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, duke shtuar që aktet e dhunës cënojne seriozisht vlerat e Bashkimit Europian.

“Pres që elita politike dhe qytetarët të reagojnë dhe të sillen me maturi” tha Kryeministri Bullgar duke folur për pasojat që mund të sjellë vrasja e Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Borissov tha se pret që autori i këtij krimi të gjindet sa më shpejtë dhe të sillet para organeve të drejtësisë.

“Jam i bindur se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe akte të tilla nuk duhet ta pengojnë një proces të tillë” deklaroi Borissov pas lajmit se pala serbe ka braktisur raundin e ri të bisedimeve I cili pritej  të mbahejt sot, shkas I vrasjes së Ivanoviqit.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Borissov  u ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të Ivanoviqit, ku edhe ka bërë të ditur që përmes telefonit ka biseduar me homologen e tij Serbe, Ana Brnabiq, duke i përsëritur qëndrimin e tij për dialogun dhe për ruajtjen e qetësisë. /Lajmi.net/