Kryemadhi: Trimëria e shtëpisë së Hilmi Haradinajt jeton në themelet e Kosovës

Vdekja e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj është përcjellë me një mesazh ngushëllimi nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Lajme

17/06/2018 18:46

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetarja e LSI shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta të Hilmi Haradinajt ishte hidhërues. Kryemadhi shton se patriotizmi i familjes Haradinaj dhe përkushtimi i Hilmi Haradinajt për Kosovën e Lirë, janë akte të pashoqe që nuk do të harrohen pasi jetojnë në themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Kryemadhit në Facebook:

“Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!

Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.

Ngushëllime familjes Haradinaj!

Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.

I përjetshëm kujtimi i tij”