Kryekuvendari Veseli uron Ipeshkvinë e Kosovës për Krishtlindje

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me të cilin uron për shumë mot gëzuar Krishtlindjet.

Lajme

24/12/2014 16:12

“Kjo ditë e madhe, simbolizon lidhjen e fuqishme të njeriut me Zotin, shpresat më sublime të njeriut, besimin në fuqinë e vlerave më të larta njerëzore, si: liria e drejtësia,” thuhet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Veseli.