Kryeinspektori Sveçla me mbindërtim pa leje

Zyrtari kryesor, që është i ngarkuar me ligj që të mos lejojë ndërtime pa leje në komunën e Prishtinës, ka mbindërtim pa leje.

Lajme

11/07/2015 08:18

Bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit, Xhelal Sveçla, i cili, sipas dokumenteve që posedon gazeta “Zëri”, pak muaj pas përfundimit të luftës në vend, përkatësisht në vitin 2000, ka bërë mbindërtim pa leje të një lokali afarist, të cilin e ka në bashkëpronësi me vëllezërit e tij.

Pavarësisht se lokali është në bashkëpronësi, gjatë periudhës që janë regjistruar 46 mijë ndërtime pa leje në kryeqytet, i njëjti lokal është regjistruar në emrin e vëllait të Xhelal Sveçlës, Nexhatit.

Ky mbindërtim është regjistruar në zonën kadastrale 71914059, me numër të parcelës 3771. Përderisa në Agjencinë Kundër Korrupsion, Sfeqla kishte deklaruar se pasurinë përfshirë në shtëpi, dy lokale si pasuri të paluajtshme të trashëguara nga prindërit. Por zyrtarë të komunës thonë se lokale pa leje është në pronësi të vëllait të kryeinspektorit./Zëri/