Kryebashkiaku francez, refugjatëve sirian: Nuk jeni të mirëpritur (Video)

Derisa Evropa po vazhdon të përballet me krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, një politikan francez ekstremist i të djathtës është filmuar duke ndërhyrë me një përcjellje të armatosur në një vend të banuar me refugjatë sirianë, duke u thënë atyre se “nuk janë të mirëpritur në këtë qytet”, shkruan “RT”.

Bota

17/09/2015 09:41

I zemëruar se refugjatët gjoja kanë thyer apartamente dhe kanë krijuar probleme atje, Robert Menard, kryebashkiak i qytetit Beziers që gjendet në jug të Francës, është parë duke hyrë në një ndërtesë derisa ishte i rrethuar nga policia e armatosur deri në dhëmbë, transmeton lajmi.net.

I shoqëruar nga një përkthyes i cili u dërgonte mesazhe në gjuhën angleze, Menard i është drejtuar një burri sirian duke i thënë, “Nuk jeni të mirëpritur në këtë qytet. Ju keni zaptuar këtë apartament duke e thyer derën”.

Ai shtoi duke thënë, “Ju jeni duke vjedhur ujin. Për këtë ujë njerëzit paguajnë, por ju thjesht po e vidhni rrymën dhe ujin. Nuk lejohet që thjesht të vini dhe të futeni në një apartament pa lejen e askujt”.

Politikani francez, ka theksuar se refugjatët sirian do të ishin të mirëpritur po të silleshin në mënyrë të drejtë. (lajmi.net)

YouTube player