Kryebashkiakja e Barcelonës ka një ide çfarë të bëhet me refugjatët

Kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau, propozon krijimin e një rrjeti “qytetesh-strehim” evropianë për refugjatët, si përgjigje ndaj dramës humanitare, që po ndodh, që nuk mund të ndalet as me mure dhe as me tela me gjemba.

Bota

29/08/2015 23:14

“Është një dëshirë, është një qëllim, është një thirrje për qytetet e tjera”, deklaroi sot një zëdhënëse e bashkisë.

“Evropë, Evropianë: të hapim sytë. Muret dhe telat me gjemba nuk do ta ndalojnë këtë”, shkruante dje Ada Calau në profilin e saj Facebook dhe Tëitter, si reagim ndaj gjetjes këtë javë të trupave të vdekur të më shumë se 200 migrantëve dhe refugjatëve, ndërkohë që përpiqeshin të hynin në BE me kamion apo varkë.

“Sigurisht që bëhet fjalë për një kopetencë të shteteve evropiane, por që nga Barcelona ne do të bëjmë maksimumin për të marrë pjesë në një rrjet qytet-strehimesh”, shkruan ajo.

Kryetarja e bashkisë që i kundërvihet frikës për të ndarë një pjesë të mirqënies tonë me ata që vuajnë urinë dhe vdekjen bën thirrje “për të shmangur këtë dramë njerëzore duke filluar nga aftësia jonë për të dashuruar, ajo që na bën njerëz”.

Ada-Colau-750x500