Merr flakë autobusi me nxënës shqiptarë, dyshohet një i vdekur (Foto/Video)

Një autobus me nxënës ka marrë flakë duke lënë të plagosur në gjendje të rëndë 10 nxënës e dyshohet se një person ka mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Krujës pak minuta më parë.

Lajme

27/05/2016 12:09

5 nga nxënësit në gjendje të rëndë janë transportuar drejt kryeqytetit.

Autobusi i mbushur me fëmijë ka shpërthyer në flakë për shkaqe ende të pazbardhura, ndërsa autobusi ishte në ecje. Nxënësit ishin nisur nga qyteti i Vlorës për një ekskursion në qytetin historik të Krujës.

YouTube player

Policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shpëtimin e personave të lënduar.