Kruasan i shpejtë për mëngjes

Kruasanët janë një ushim i preferuar nga gjithë grupmoshat. Përgatitja e tyre në shtëpi kërkon kohë, ka shije shumë më të mirë se ato të blerë

Lifestyle

19/12/2016 09:10

Përgatitja
1.Përziejmë 500 g gjalpë me 50 g miell dhe formojmë një brumë të cilin e vëmë të pushojë në frigorifer.
2.Shkrijmë në ujë majanë dhe përziejmë me pjesën e mbetur të miellit. Zëmë brumin duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit: qumështin, sheqerin, kripën, vezët një nga një, i punojmë për 30 minuta deri kur brumi të bëhet i butë.
3.Më pas e mbështjellim masën e brumit me qese kuzhine dhe e vendosim për një natë në frigorifer.
4.Të nesërmen hapim me petës të dyja masat e brumit, atë me maja dhe atë me gjalpë së bashku. Në mes të tyre vendosnim masën e mbetur të gjalpit për t’i bashkuar.
5.Pas kësaj e palosim petën më katërsh dhe e lëmë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e hapim përsëri petën me trashësi 0.5 cm.
6.Më pas e ndajmë petën në trekëndësha të vegjël i mbushim me pak reçel ose çokollatë, kjo në varësi të dëshirës. I lëmë sërish të vijnë për rreth 2 orë në temperaturë ambienti, i lyejmë me vezë dhe i vëmë të piqen në furrë në temperaturën180-190° për 20 minuta.