“Kruarje nga pas, nxirje, etje… Edi Rama nën efektin e kokainës në Kuvend”

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka sot në Kuvend ka parë me sytë e tij provat se kryeministri Edi Rama sipas tij është i droguar. Kruarje, nxirje, dhe etje e madhe.

Lajme

13/10/2017 12:20

Në një replikë që pati me kryeministrin sot në seancë plenare, deputeti Nard Ndoka tha se persona nga jashtë Kuvendit, ekspertë të fushës, e kanë njoftuar se nga shenjat që ka shfaqur sot në parlament, kryeministri Rama fakton se është përdorues kokaine.

“Nuk meriton replikë kryeministri se është nën efektin e kokainës. Sapo ma konfirmuan, se ti e di që s’kam besim tek doktori këtu, por dikush më thotë jashtë se shenjat janë tipike për një përdorues kokaine. Kruhet dhe nxihet. Një informacion kualifikues..Keni pirë 6 shishe ujë. Jepini ujë dhe bëjeni njeri normal. Ujë zoti kryeministër. Merrni shishet e ministrave atyre që nuk janë përdorues, megjithëse një pjesë e tyre janë”, tha Nard Ndoka.

Me këtë, personi që i ka dhënë informacionin “kualifikues” siç u shpreh Nard Ndoka, ka parë edhe veprimin e kryeministrit që ra mjaft në sy teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit. Kryerjet e vazhdueshme që kreu i qeverisë pati nga pas thuajse gjatë gjithë fjalës që mbajti.

Me këtë replikë Nard Ndoka zbuloi se nuk i beson më Berishës, si politikan apo si mjek, ku ju drejtua Ramës se informacionin nuk e kishte marrë nga doktori në sallë (duke ju referuar Sali Berishës) pasi atij nuk i beson!

Po çfarë e nxiti reagimin e Ndokës?!

Seanca e së premtes në Kuvend ‘dhuroi’ shumë batuta, akuza dhe tension.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e akuzoi disa herë kryeministrin Edi Rama, duke thënë se “ai nuk e lufton krimin pasi është peshku i madh”.

Në një rast, Basha tha se ‘peshkatari është peshku më i madh’.

Rama tha se kjo është përgjigje e denjë ‘filozofin’ Nard Ndoka.

“Peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Sa për përgjegjësinë, ai bëri shumë herë pyetjen: Çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë?! Në fakt, çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje? Se Saliu përgjegjësinë e mban, kurse ky pyet çfarë përgjegjësie të mbaj unë?”

Në përgjigje ndaj tij, Ndoka tha se Rama është nën efektin e kokainës.

er1 er2