Krtika të ashpra për Alexis Sanchez dhe Mkhitaryan

Shkëmbimi më i keq në historinë e afateve kalimtare duket se ishte ai në mes të Arsenal dhe Manchester United.

Sport

16/02/2019 16:45

Alexis Sanchez kaloi nga Arsenal tek Manchester United, kurse Henrikh Mkhitaryan iu bashkua ‘gunners’ nga ‘djajtë e kuq’.

Ishte Pual Merson i cili ka lëshuar disa kritika për dyshen, duke thënë se ata në këtë shkëmbim kanë humbur vetën dhe nuk po tregojnë asgjë.

“Shpresoj të shohim Alexisin e vjetër, por nuk shoh më në sytë e tij vetëbesimin dhe urinë” ka thënë Merson për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Megjithatë, frustrimi i njëjtë qëndron me Arsenal për Mkhitaryan, i cili ka vuajtur për të njëjtën gjë. Ai thjesht nuk e di se çfarë po bën edhe pse është futbollist i zgjuar” ka thënë ndër të tjerash ish mesfushori i Arsenal.

Të dy lojtarët kishin probleme me portugezin Jose Mourinho. Mkhitaryan u detyrua të largohej nga Man Utd shkaku i portugezit, kurse Sanchez humbi sensin e tij nën urdhrat e portugezit. /Lajmi.net/