Kroos ‘transferon’ De Gean në Real Madrid

"Don Balon" shkruan se transferimi i tij nga Manchester United mund të realizohet nëse mesfushori Kroos shkon në drejtim të kundërt.

Sport

21/02/2018 09:23

Toni Kroos mund të luajë rol vendimtar në ardhjen e David de Geas në Real Madrid.

Portieri spanjoll është objektivi më i madh i “Los Blancos” për portën në Santiago Bernabeu.

Por, “Don Balon” shkruan se transferimi i tij nga Manchester United mund të realizohet nëse mesfushori Kroos shkon në drejtim të kundërt, përcjell “lajmi.net”.

Kroos është futbollist i kërkuar nga menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho.

Andaj, nëse Kroos pranon kalimin në Old Trafford, De Gea do ta ketë më të lehtë të rikthehet te skuadra nga qyteti i tij i lindjes. /Lajmi.net/